Kryeministrja Brnabiç akuza Albin Kurtit
Ana Brnabiç ka deklaruar për mediat serbe se numri i provokimeve nga ana e shqiptarëve në veri të Kosovës është në rritje ndërsa komuniteti ndërkombëtar është ende i heshtur. Ajo paralajmëroi se javën e ardhshme ne Beograd do të mbahet një takim tjetër me serbët e Kosovës.
“E kam të lehtë të them nga Beogradi: “Njerëz, rrini të qetë”, ndërkohë që ata po keqtrajtohen çdo ditë, se po u vjedhin tokën, se në veri po ndërtohen baza ushtarake”.
Brnabiç paralajmëroi se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, të cilit Prishtina i shmanget në çdo mënyrë, është pritur për 10 vite.
Kryeministrja shtoi se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po lufton për paqen dhe për këtë arsye është pre i sulmeve nga opozita ne vend.
Klan News