Brnabiç paketë masash për serbët e veriut
Qeveria e Brnabiç kërcënoi me ndërhyrje në Kosovë nëse forcat policore nuk largohen nga veriu dhe nëse nuk ato lejohen të lëvizin me targat. Nga autoritetet e Prishtinës kërkohet që menjëherë të lejojnë lirinë e lëvizjes për serbët, automjetet e të cilëve përdorin targat e Serbisë.
Forcat policore shqiptare sipas qeverisë serbe ndodhen ilegalisht në veri të Kosovës, ku po terrorizojnë serbët ndaj Brnabiç ka vendosur që të marrë urgjentisht masa për të siguruar tërheqjen e forcave policore shqiptare.
Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha për gazetën Blic se Serbia nuk ka asnjë detyrim sipas Marrëveshjes së Ohrit, sepse topi është në fushën e Prishtinës për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe.
Klan News