Qeveria: Për pakon e 9-të anti krizë – 662 milion euro!

26 MASA PËR KATEGORITË E CËNUESHME TË QYTETARËVE

Në pakon e nëntë anti-krizë përfshihen 26 masa të dedikuara për kategoritë e cënueshme të qytetarëve, që do të mbështeten me 662 milionë euro. Masat nisin nga e premtja më 1 dhjetor – njoftoi Kryeministri Dimitar Kovacevski.

Paratë janë siguruar nga Buxheti, I tashmi dhe I ardhshmi, kurse për këtë qëllim nhuk harxhohen kredi, por mjete nga obliguesit tatimor.

“Masat janë për 120.000 të rinj, mbi 74.000 qytetarë të kategorisë sociale, mbi 187.000 pensionistë, 40.000 bujq, 540.000 shfrytëzues të aplikacionit “TVSH-ja IME”, 600.000 amvisëri dhe mbi 70.000 kompani”, tha Kovaçevski.

Mjete janë siguruar edhe për prindërit e fëmijëve me nevoja të posaçme. Ata do të marrin nga 2.000 denarë në muaj.

Për rritjen e prodhimeve bujqësore parashihet pagesa e parakohshme e subvencioneve me 1.8 milionë euro përmes programit IPARD.

Sërish vjen edhe Programi për varfërinë energjetike ku janë paraparë 1 milion euro për mbi 5.000 familje, 1.1 milion euro për 2.250 shfrytëzues për investime në efikasitetin energjetik. Gjithashtu do të vazhdohet edhe me masat e subvencionimit të rrymës dhe energjisë për ngrohje për qytetarët e Shkupit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share