Qeveria: Pagesa e pensioneve nga 25 Prilli  

Qeveria në seancën e sotme ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin prill 2023, njofton KlanM.

Ngarkohet FSSHI-ja që t`i dorëzojë tek bankata afariste të dhënat për pensionet më së voni deri më 24 Prill 2023, kurse rekomandohen bankat që t`i sigurojnë pensionet e Prillit përmes rrjeteve të bankomateve dhe në rrjetin tregtar nga 25 Prilli 2023.

Bankat, sic percjell KlanM, gjithahstu ngarohen që të sigurojnë pagesa të pensioneve për klientët që nuk shfrytëzojnë kartela bankare, në katër grupe;

-Për pensione deri 11.000 denarë, pagesa të bëhet më 25 Prill 2024 (E Martë)

-Për pensionet nga 11.001 – 14.000 denarë, pagesa të bëhet më 26 Prill 2023 (E Mërkurë)

-Për pensionet nga 14.001 – 18.000 denarë, pagesa të bëhet më 27 Prill 2023 (E Enjte)

-Për pensionet mbi 18.001 denarë, pagesa të bëhet më 28 Prill 2023 (E Premte). /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share