Qeveria nderon 7 kampionë të sportit me titullin “Ylli i mirënjohjes publike”

Qeveria shqiptare, përmes një ceremonie të zhvilluar paraditen e sotme, ka nderuar me titullin “Ylli i mirënjohjes publike” 7 kampionë të sportit shqitar. Bëhet fjalë për sportistë që janë shpallur kampionë bote, Europe etj., yje të sportit shqiptar që kanë ngritur flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare dhe që janë ende aktivë.

Ata janë peshëngritësit Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, mundësi Zelimkhan Abakarov, skiatorja Lara Colturi, bilardisti Eklent Kaçi, boksieri Alban Beqiri dhe Gentiana Beqa në sportin e bodybuilding. “Ata na kanë bërë krenarë me forcën e shembullit të tyre, duke e përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet të lartë”, tha kryeministri Edi Rama.

Deri më sot, këtë mirënjohje e ka mbajtur vetëm atletja Luiza Gega, pas triumfit vjet si kampione e Europës, por tashmë ajo do ta ndajë këtë vlerësim edhe me mjaft kolegë të saj. Në këtë ceremoni morën pjesë të gjithë sportistët si dhe drejtuesit e Ministrisë së Sportit e ata të KOKSH-it.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share