Qeveria ndan banesa sociale për 35 familje në Koçanë!

Kryeministri Mickoski dhe Zv/Kryeministri Nikolovski, në Koçanë, kanë ndarë çelësat për banesat sociale për 35 familje që kishin aplikuar në thirrjet e Qeverisë.

“Në periudhën e ardhshme do të punojnë për realizimin e banesave komerciale. Opinioni është njoftuar me vendimin e Qeverisë, që ndërtesa komerciale që ndërtohet në Manastir, të ofrohet për shitje me çmime reale – 1.000 euro për metër katrorë, 500 euro për garazhet dhe 2.000 euro për hapësirat afariste. Hapi I ardhshëm është Ohri kurse më pas do të kemi thirrje për qytetin e Shkupit” – ka deklaruar Zv/Kryeministri, Aleksandar Nikolovski.

Ndryshe, pas Koçanës, në përfundim e sipër janë ndërtesat në Veles, Prilep, Makedonska Kamenicë dhe Butel, kurse në të ardhmen nis ndërtimi I banesave komerciale në Manastir, Ohër dhe Shkup.

Me çmim prej 1.000 euro për metër katror, Qeveria do të përpiqet t`i zvogëlojë çmimet e larta të banesave nëpër qytetet më të mëdha.  /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share