Qeveria miratoi vendimin për ndërtimin e shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Kumanovë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria do ta zgjidhin problemin e vjetër me dekada me të cilin ballafaqohen nxënësit dhe punonjësit në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Kumanovë nga mungesa e objektit përkatës për realizimin cilësor të procesit  edukativo-arsimor. Është planifikuar ndërtimi i një shkolle të re, e cila do të ndërtohet më së shumti për tre vite dhe do të kushtojë rreth 120 milionë denarë.

Me iniciativë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sot Qeveria solli vendim të fillojnë aktivitetet për ndërtimin e objektit krejtësisht të ri për SHMK “Sami Frashëri” në Kumanovë, sepse nxënësit me vite të tëra vijojnë mësimin të adaptuar në hapësirë të objektet e KBI Kumanovë, të cilat fare nuk i plotësojnë standardet për realizimin e veprimtarisë arsimore në arsimin e mesëm, ndërsa objekti nuk ka as oborr, kështu që nxënësit dalin drejtpërdrejt në rrugë. Në këtë objekt mësimin vijojnë edhe një pjesë e nxënësve të SHMTK “Nace Bugjoni”.

Vendimi i qeverisë parasheh mjete në shumë prej 48 milionë denarë në buxhetin  e MASH-it për vitin 2022 dhe 70 milionë denarë shtesë në vitin pasues. Objekti do të ndërtohet në tokën në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me vendndodhje në oborrin e ish-kazermës së Kumanovës.

Komuna e Kumanovës e përfundon procedurën e përgatitjes të projektit urbanistik arkitektonik, ndërsa pas miratimit të saj do të fillojë me zhvillimin e projektit bazë për ndërtimin e objektit të ri shkollor. MASH do të zbatojë procedurën për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për ndërtimin dhe mbikëqyrjen mbi aktiviteteve e ndërtimit. Me këtë do të zgjidhet problemi problemi i vjetër  me dekada  për shkak të cilit disa nga të rinjtë në Kumanovë nuk  kanë pasur mësim cilësor në klasa  të këtilla siç e  meritojnë.

Në mënyrë shtesë, për këtë komunë, me ndryshimet në programet për investime kapitale të MASH-it, këtë vit sigurohen edhe  rreth 15 milionë denarë, me të cilat do të rikonstruohet  kulmi i objektit në të cilin ndodhen shkollat fillore “Braça Miladinovci” dhe “ Krste Misirkov”, për shkak të rrënimit pranë kushteve të pafavorshme  të motit,  pengohet mësimi. Procedura për përzgjedhjen e  kontraktorit  për aktivitetet e ndërtimit do të fillojë muajin e ardhshëm.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës konfirmon se investimi në kushte më të mira infrastrukturore për arsimin është dhe do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet kryesore. Kujtojmë se buxheti për investime kapitale  është vazhdimisht në rritje nga viti në vit, me çka rriten mundësitë për investim në ndërtimin e objekteve të reja dhe në rikonstruimin e sa më shumë objekteve ekzistuese shkollore.

Edhe me tëj vazhdojmë të parashikojmë trajtim të barabartë në të gjitha komunat, gjegjësisht secila komunë mund të dorëzonë në MASH projekt për ndërtimin ose rikonstruksionin e  shkollës dhe pas shqyrtimit dhe renditjes së aplikimeve zgjidhen ato më prioritare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share