PROPOZIMET DORËZOHEN NË KUVEND PRITET TË VOTOHEN NË SEANCË PARLAMENTARE
Qeveria e RMV-së në seancën e sotme ka miratuar emrat e zëvendësministrave të rinj, propozimet i ka dorëzuar në Kuvend, ku duhet të votohen në seancë parlamentare.
Në mesin e erave të propozuar shtatë prej tyre janë nga koalicioni VLEN. Elfet Ismaili është propozuar për zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes, kurse në Ministrinë e Punëve të Brendshme propozohet Astrit Iseini, në Ministrinë e Bujqësisë Flakron Bexheti. Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës propozohet Lulzim Aliu. Kaltrina Zekolli Shaqiri do të jetë zëvendësministre në Ministrinë e Transportit, ndërsa në Ministrinë e Sportit propozohet Safije Sadiki Shaini, ndërsa Sedat Sulejmani për kulturë dhe turizëm.
Zëvendësministër i ri për ekonomi do të jetë ish-kryetari i komunës së Prilepit Marjan Risteski, ndërsa për punë të jashtme dhe tregti Zoran Dimitrovski nga Lidhja Demokratike, i cili ishte zëvendësministër për vetëqeverisje lokale në Qeverinë e LSDM-së. Deputetja Ane Lashkoska do të jetë zëvendësministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Alen Dereban propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë. Nexhdet Mustafa propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Marrëdhënieve me Komunitetet.
Për zëvendësministre në Ministrinë e Çështjeve Evropiane propozohet Viktoria Trajkov t, ndërsa Nikolçe Jankulovski për Ministrinë e Financave. Zëvendësministër në Ministrinë e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale do të jetë Miroslav Labudoviq.
Zëvendësministër i Shëndetësisë do të jetë Jovica Andovski. Andovski ka qenë zëvendësministër i Shëndetësisë nga viti 2011 deri në vitin 2017. Gjoko Velkovski, i cili ishte ministër në Qeverinë teknike, propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Erxhan Selimi propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale,.
Zëvendësministër për Transformimin Digjital është propozuar Radoslav Nastasijeviq Varxhiski. Për zëvendësministër propozohet Laze Jaqimoski, i cili do të drejtojë Ministrinë e Administratës Publike. /tvklan.mk/