Qeveria: Miratohet Dekreti për shpërndarjen e të hyrave nga TVSH-ja për komunat

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 55-të  e miratoi Dekretin për metodologjinë për shpërndarjen e të hyrave nga tatimi mbi vlerën e shtuar për komuna për vitin 2023.

Sipas dekretit, Ministria e Financave përgatit përllogaritje për shpërndarjen e të hyrave nga tatimi mbi vlerën e shtuar të dedikuara për komunat, gjatë së cilave mjetet nga dotacioni shpërndahen në një pjesë fikse në shumë prej 3 milionë për të gjitha komunat dhe Qytetin e Shkupit dhe pjesa e ndryshueshme e cila shpërndahet sipas formulës matematikore varësisht nga numri i popullsisë, sipërfaqes së komunës, numrit të vendbanimeve në atë komunë.

Me dekretin për shpërndarje e të hyrave nga tatimi mbi vlerën e shtuar për komunat për vitin 2023, realizohet vazhdimësi në përfitimet nga decentralizimi fiskal për pavarësimin plotësues financiar dhe efikasitetin e vetëqeverisjeve lokale për të qenë më afër qytetarëve dhe për një shkallë më lartë të zhvillimit ekonomik të njësive lokale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share