Qeveria mbështet realizimin e projekteve në nivel lokal

Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut është mbajtur ngjarja e cila u realizua me rastin e mbështetjes së Qeverisë për realizimin e projekteve me interes lokal në pjesën më të madhe të komunave në vend.

Mbështetja ka për qëllim realizimin e projekteve që do të plotësojnë nevojat e qytetarëve në nivel lokal, si ndërtimi dhe zgjerimi i institucioneve arsimore dhe shëndetësore, objekteve sportive, më pas realizimi i projekteve në fushën e infrastrukturës, si dhe projekte në fushën e mbrojtjes së mjedisit, që ndikon në përmirësimin e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Gjithsej janë siguruar dy miliardë denarë ose 32,5 milionë euro, që do të shërbejnë për mbështetjen e 66 projekteve në 44 komuna.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share