Zëvendëskryeminsitri Izet Mexhiti njoftoi se kanë filluar me koordinim të rregullt me ministrat e VLEN-it që siç tha, në mënyrë që zotimet programore të përmbushen.
Mexhiti tha se ky koordinimi do të shtrihet edhe tek zëvendësministrat dhe kuadrot e tjerë të zgjedhur e të emëruar nga koalicioni VLEN dhe shtoi se mbeten të përkushtuar në zbatimin e premtimeve parazgjedhore.
“KALOJMË NË VEPRIM!
Në mënyrë që zotimet tona programore të përmbushen, po fillojmë me koordinimin e rregullt me ministrat e VLEN-it, të cilët do të sigurojnë një shkallë të lartë të efikasitetit qeveritar” – shkruan mes tjerash Mexhiti.