Qeveria mbajti mbledhjen e radhës, ja vendimet që u morën

Është mbajtur sot seanca e 140-të e qeverisë e kryesuar nga zv.kryeministri Artan Grubi. Ndër vendimet kryesore të marra nga kjo mbledhje, siç përcjell Klan Maqedoni, është ai për ngrirjen dhe uljen e çmimeve të produkteve higjienike.

Gjithashtu, siç njoftohet nga qeveria, është miratuar informacioni Memorandume  mirëkuptimi që synojnë lehtësimin dhe përshpejtimin e qarkullimit të njerëzve dhe mallrave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Është përcaktuar draft-teksti i Ligjit të ri për Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë si dhe është sjellur Vendim për themelimin e Qendrës Institucionale Kombëtare për Kulturën e Bashkësisë Turke në Republikën e Maqedonisë së Veriut./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share