Qeveria e Maqedonisë së Veriut, përmes një komunikate, thotë se vendimi për “ngrirjen” e marzhës së produkteve të caktuara me qëllim të kufizimit të rritjes së çmimeve, ka dhënë rezultate të menjëhershme. Sipas Qeverisë, cmimet e produkteve bazë janë ulur nga 5 deri në 10%. Korigjimi I cmimeve bëhet nga sot, kurse sic percjell KlanM, do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim. Ulje më e madhe pritet te vaji I gatimit deri në 10%, pastat si dhe të gjitha produktet tjera themelore që përfshihen me vendimin qeveritar.
“Në periudhën e ardhshme, në mënyrë intensive vazhdojnë kontrollet për tregtarët, me qëllim që të mos ketë rritje drastike të marzhave dhe të njëjtë të sanksionohen në mënyrë adekuate. Qeveria edhe në të ardhmen do ta ndjek situatën dhe nëse kushtet e tregut e lejojnë, do të shqyrtohet mundëdia që vendimi të prolongohet deri në fund të vitit 2022” – thuhet në komunikatën e Qeverisë. /KlanMacedonia/