Qeveria bën gati projektligjin
Kush paguhet deri në 50 mijë Lekë nuk do të paguajë më taksë. Lajmin kryeministri e zbuloi gjatë debatit me opozitën që i rreshtoi një sërë akuzash për rritje të taksave mbi punën, të papunësisë dhe pabarazisë sociale qe po krijohet nga politikat e mbrapshta ekonomike.
Duke iu referuar raportit të Bankës së Shqipërisë, kryeministri i kujton opozitës se ka një ulje të borxhit publik si dhe inflacioni është më i ulët se çdo vend në rajon, për të pikërisht se janë ndërmarrë politikat e duhura.
Kryeministri i përgjigjet dhe akuzave për miliona Euro që shkon për gjyqet e humbura në arbitrazh dhe sjell shembullin e Francesko Beketit.
Debati nga ekonomia kaloi dhe tek politika, kur deputetja Tabaku i kujtoi Agim kajmakun e arrestuar në Itali për trafik droge.
Akuzë që kryeministri iu përgjigj me një sugjerim për opozitën, pasi i kujtoi drejtuesin e partisë së tyre Sali Berishën që u shpall “non grata” për korrupsion të nivelit të lartë.
Për situatën ku ndodhet PD, Rama sjell disa shembuj nga kinematografia shqiptare. Aktualisht personat me paga deri në 40 mijë Lekë nuk paguajnë taksa.
Tv Klan