Qeveria që pritet të formohet për pak ditë mes VMRO-DPMNE-së, VLEN dhe ZNAM pritet të ketë përbërje ndryshe nga të deritanishmet.
Shqiptarët sipas burimeve brenda palëve është dakorduar ti kenë vetëm 4 resore, që është përfaqësimi më i dobët në 20 vitet e fundit sipas akuzave të Aleancës për Shqiptarët e Ziadin Selës
Në vazhdim ua sjellim ndarjen e resorëve ministrore në Qeverinë e VMRO DPMNE:
VMRO DPMNE merr 13 resore
1. Ministria e Mbrojtjes
2. Ministria e Financave
3. Ministria e Energjetikes dhe Minierave
4. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve
5. Ministria e Bujqësisë
6. Ministria e Sportit
7. Ministria për Marrëdhënije Ndërmjet Bashkësive
8. Ministria e Punëve të Jashtme
9. Ministria e Punëve të Brendshme
10. Ministria e Kulturës dhe Turizmit
11. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale
12. Ministria e Digjitalizimit
13. Ministria e Arsimit
VLEN me 4 resore nga të cilat dy janë ministri të sapoformuara
1. Ministria e Shëndetësisē
2. Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
3. Ministria e Ekonomisë dhe Punēs
4. Ministria e Çështjeve Sociale, Demografisë dhe Rinisē
ZNAM me 2 resore
1. Ministria e Drejtësisë
2. Ministria e Administratës. /tvklan.mk