QEVERIA E RE
VMRO – DPMNE sonte do të mbajë mbledhje të Komiteti Ekzekutiv dhe Qendror, në të cilën pritet që të përcaktohet lista e kandidatëve për ministra nga kjo parti.
Pasi që lista të miratohet në këto organe partiake, ajo do të publikohet për opinionin, ndërsa, siç edhe paralajmëroi mandatari Hristijan Mickoski, lista e plotë e ministrave, përfshirë këtu edhe propozimet e partive shqiptare, do të dorëzohet në martën në Kuvend.
Nga VMRO – DPMNE deri më tani nuk kanë bërë të ditur emrat që do të propozojnë për të drejtuar ministritë.
Ndërkaq, partitë e tjera që do të jenë pjesë e koalicionit qeveritar, veç më kanë publikuar kandidatët e tyre. Lëvizja Besa ditë më parë, bëri të ditur se Kuvendi Qendror i partisë vendosi në mbledhje që Fatmir Limani të jetë kandidat për ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Besar Durmishi kandidat për ministër i Ekonomisë dhe Punës, ndërsa Sedat Sulejmani kandidat për zëvendësministër i Kulturës dhe Turizmit.
Edhe Alternativa në mbledhjen e mbajtur dje, përcaktoi listën e kandidatëve për ministra dhe zëvedësministra në qeverinë e re. Në këtë mënyrë, për kandidatit për ministër të Ministrisë së Eurointegrimeve është propozuar Orhan Murtezani, zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu, për zëvendësministër i Bashkësive Etnike Safije Sadiki Shaini.
Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Ekologjisë, ndërsa lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, paralajmëroi se do të kthehet në pozitën ministër i Shëndetësisë.
Ndërkaq, Lëvizja ZNAM do të ketë dy ministra në Qeverinë e re edhe atë, Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Administratës Publike. Për ministria në këto dikastere, partia ka vendosur të propozojë Igor Filkovin dhe Goran Minçevin.
Pasi të dorëzohet në Kuvend lista e kandidatëve të përbërjes qeveritare, duhet të thirret seancë parlamentare dhe të votohet kabinet dhe program i Qeverisë së re.
Shumica e re qeveritare do të ketë 78 deputetë, prej të cilëve 58 koalicioni i udhëhequr nga VMRO – DPMNE, 14 VLEN dhe 6 Lëvizja ZNAM./tvklan.mk/