Aleksandër Vuçiç ka sfiduar hapur Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë pjesë të qeverisë së re serbe dy emra të shpallur non grata nga Washingtoni.
Si zv/kryeministër i ri është emëruar Aleksandër Vulin, ish-shefi i Shërbimeve Sekrete, i dekoruar më 30 Janar 2024 në Moskë, me Urdhrin e Miqësisë nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Një zyrtar tjetër nga “lista e zezë” e SHBA-së, për shkak të lidhjeve me Rusinë, Nenad Popoviç, do të jetë po ashtu pjesë e qeverisë si ministër pa portofol. Ministër i Jashtëm do të jetë Marko Gjuriç, i arrestuar me dhunë nga policia kosovare dy vite më parë. Ky emërim ka vënë në një pikë të paqartë dialogun Kosovë-Serbi kur perëndimi priste një marrëveshje këtë vit për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.
Qeveria e Vuçeviç, që votohet të mërkurën nga parlamenti serb, do të përbëhet nga 25 ministri dhe 5 ministra pa portofol.