Qeveria e re/ Opozita: Programi larg premtimeve parazgjedhore – Fronti, Qeveri pa legjitimitet etnik!

QEVERIA E RE

Programi qeveritar është manipulues dhe ndryshe nga premtimet parazgjedhore – tha deputeti I LSDM-së, Oliver Spasovski, I cili mori fjalën pasi Mickoski iu drejtua Parlamentit.

Sipas Spasovskit, shumë nga premtimet që janë dhënë para qytetarëve nuk janë të përfshira në program. Sipas tij, VMRO-DPMNE-ja ka manipuluar me ta për të marrë mbështetjen.

“Koncepti I parë themelor – procesi I anëtarësimit në BE është krejtësisht ndryshe nga ajo kur ishit në opozitë dhe në fushatë, e kjo ka të bëjë me respektimin e Marrëveshjes së Prespës, Traktatit të Miqësisë me Bullgarinë dhe Kornizën Negociuese. Prita që të kemi hapa më konkret për këto cështje. Nga program shoh se s`ka hapa konkret, vetëm deklarata”, tha Spasovski.

Shteti po kthehet mbrapa, bazuar në tre dimensione: prishjen e ekuilibrit ndëretnik, majorizimin ndaj shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë, si dhe bllokimin e rrugës së anëtarësimit të vendit në BE – ishin vërejtjet e Deputetit të Frontit Evropian, Skender Rexhepi.

“Duke ndjekur programin qeveritar ne pamë vetëm një gjë që shteti po kthehet mbraba. Këtë e them duke u bazuar në tre dimensione, e para është prishja e ekuilibrit ndëretnik, e dyta është majorizimi ndaj shqiptarëve dhe qytetarëve tjerë, dhe e treta është bllokimi i rrugës së anëtarsimit të vendit në BE”, tha Zejdi.

Blerim Bexheti deputet nga rradhët e Frontit Europian, tha se ka pasur tentativa të abuzueshme për ta dërguar BDI-në në opozitë, si dhe abuzime rreth votës shqiptare dhe legjitimitetit etnik.

“Edhe në të kaluar ka pasur kështu tentativash ta dërgojnë Bashimin Demokratik për Integrim si pjesë e Frontit Europian tani më, në opozotë. Këto tentativa janë dëshmuar edhe në të kaluarën që kanë qenë të gabuara për qëllimet sepse po veprohet dhe bëhen këto keqpërdorime, pasi Maqedonina e Veriut dhe Marrëveshja e Ohrit janë të sakta. Dhe për këtë të jemi dëshmitarë të gjithë se po krijohet një qeveri pa legjitimitet etnik. Ju keni krijuar jë narrativ vetëm mbi baza etnike VMRO-ja nuk ka gjyq të veçantë që t’i definojë votat, se sa të pastërta janë votat shqiptare. Kjo e drejtë u takon qytetarëve shqiptarë dhe etniteteve të tjera”, tha Bexheti.

Lideri i “Levicës”, Dimitar Apasiev, nga foltorja e Kuvendit tha se e ka lexuar programin e Qeverisë së re, duke I quajtur orë kot të harxhuara. Sipas tij, në program ka patur vetëtm dhjetëra gjëra të mira, që janë kopjuar nga “Levica”.

“Atë që pashë në faqen e parë gjithcka më tregoi, ja le ta sheh opinioni, në tre reshta, në pesë vende qëndron Maqedonia e Veriut. Nuk e di përse nuk e e testuat Kryeparlamentarin Gashi, për shkak se ne Xhaferin e testuam dy vite e gjysmë. Mendoj se atë që ia bëtë popullit në fushatën parazgjedhore duhet që një “I” t`ia vendosni emrit, për shkak se e mashtruat popullin”, tha Apasiev.

Ndryshe, në ekspozenë e tij, Mickoski paralajmëroi qeveri të zhvillimit ekonomik, rritje prej 5% të BPV-së, inflacion vjetor 2 deri 2.5% si dhe ulje të papunësisë në 7% dhe rritje të pagave./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share