Mickoski mori mandatin për formimin e Qeverisë së re, por mesazhe po i mbërrijnë edhe nga kampi i BDI-së.
Në 22-vjetorin e themelimit, lideri i integristëve I dërgoi edhe një mesazh Mickoskit. VMRO – DPMNE ka mandat ta udhëheq qeverinë, por s`ka mandat që të bëjë selektime dhe t`i nënçmojë Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Ali Ahmeti u shpreh i bindur se bashkë me qendrat ndërkombëtare të vendosjes do të tejkalohet ky konfrontim.
“Kjo përballje nuk është më e vështirë se ajo e 2001-shit. Kjo përballje nuk është më e vështirë se përballjet që I kemi patur me vendet e rajonit. Por, duhet t`u thuhet “ndal” ambicjeve të sëmura të partisë politike, e cila ne nuk e mohojmë se ka mandatin, për të drejtuar me ekzekutivin, por ama nuk ka mandat për të bërë përzgjedhje dhe për të poshtëruar shqiptarët. Kanë aq gjak shqiptarët në RMV sa t`i dalin zot vetvetes”, tha Ali Ahmeti.
“Na vjen keq që Ali Ahmeti nuk e pranon realitetin se do të jetë opozitë”, kanë reaguar nga koalicioni VLEN.
“Është e palejueshme që një njeri i cili para 25 viteve ka luftuar për të drejtat e Shqiptarëve, tani të shkaktojë urrejtje ndërshqiptare vetëm për të amnistuar funksionarët e tij të korruptuar. Asnjë karrierë personale nuk është më e rëndësishme se e ardhmja e sigurtë e Shqiptarëve në BE”, thonë nga VLEN.
VLEN-i ka reaguar edhe për incidentin, ku një kapiten shqiptar I ARM-së, është rrahur nga kandidatët e kursit për pjesëtarë të rinj të njësisë speciale elitare të Armatës “Ujqit” duke pretenduar se qeveria në ikje po përgatit skenare për tensione ndëretnike./tvklan.mk