Qeveria e re – Javën e ardhshme Siljanovska ia dorëzon mandatin Mickoskit!

Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova, javën e ardhshme do ta ndajë mandatin për përbërjen e re qeveritare.

Nga Kabineti i Presidentes për MIA-n e kanë konfirmuar këtë njoftim.

Afati për ndarjen e mandatit skadon më 7 qershor.

Konform Kushtetutës, Presidenti i vendit, është I obliguar që në afat prej 10 ditëve nga konstituimi i Kuvendit t`ia ndajë mandatin për Qeverinë e re, partisë ose partive që kanë shumicën në Kuvend, kurse mandatari në afat prej 20 ditëve nga marrja e mandatit, duhet që në Kuvend ta dorëzojë përbërjen dhe programin e Qeverisë.

Qeveria, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, zgjidhet nga Kuvendi me shumicë prej 61 nga gjithsejt 120 deputetët.

Përbërja e re parlamentare u zgjodh të martën në seancën konstituive. Për Kryetar të Kuvendit u zgjodh Afrim Gashi. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share