Qeveria e miratoi informacionin për lidhjen e Marrëveshjes për lëvizje të lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 95-të e ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për lidhjen e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor dhe e ka pranuar tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes.

“Marrëveshja parashikon kushte të njëjta për hyrjen, transitin, daljen dhe qëndrimin e shkurtër të personave fizikë, përkatësisht poseduesve të letërnjoftimeve. Me lidhjen e kësaj Marrëveshje konfirmohet gatishmëria e shprehur për përforcimin bashkëpunimit rajonal dhe mirëkuptimin reciprok, që do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, zmadhimin e rritjes ekonomike, investimet dhe punësimin në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu, janë marrë parasysh edhe konkluzionet që liderët sollën në kuadër të Procesit të Berlinit, duke vënë theksuar vizionin e prosperitetit për njerëzit e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që t’i gëzojnë liritë e njëjta si qytetarët evropianë”, njoftojnë nga Qeveria.

Gjithashtu u miratua edhe vendimi për njohjen e kualifikimeve profesionale ndërmjet këtyre vendeve.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share