Qeveria e Maqedonisë parasheh vendosjen e kriptovalutave në korniza ligjore

Qeveria mendon që shfrytëzimin e kriptovalutave ta vendos në korniza ligjore.

Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se sipas tij, kjo është ardhmëria dhe se RMV do të jetë mes vendeve të para në rajon, të cilët do ta bëjnë këtë.

“Dëshirojmë tërë këtë legalisht ta kanalizojmë në kuadër të ligjit, por ka shumë punë të cilat duhet paraprakisht të harmonizohen dhe këtë edhe e bëjmë – i harmonizojmë ato punë që të vijmë deri te prodhimi final. Kjo është ardhmëria dhe mendoj se do të jemi mes të parëve në rajon, nëse jo edhe të parët, që bëjmë një gjë të tillë. Si do të funksionojë, do të shohim, por kjo sipas meje është ardhmëria”, deklaroi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës së sotme për shtyp, kushtuar shportës së vitit të ri.

Vlera e bitcoinit për herë të parë sot tejkaloi 100.000 dollarë.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share