Qeveria e Kosovës: Kryeministri Albin Kurti nuk do të shkojë në Tiranë

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se Kryeministrin Albin Kurti nuk do të jetë në Tiranë ditën e sotme në takimin informal të Kryeministrit Edi Rama me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili thotë se Kurti ka konfirmuar më herët pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë.

“Para një jave Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për një drekë joformale me Komisionerin Evropian Oliver Varhelyi në Tiranë e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë. Natyrisht Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 Tetor 2023”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share