Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në pres konferencën e djeshme deklaroi se Qeveria sot do të dërgojë në Kuvend nominimin e Risto Penovit, për ministër të ri të Vetëqeverisjes Lokale, pasi paraprakisht e dorëzoi edhe dorëheqjen nga ky funksion të bashkë-partiakut të tij të LDP-së – Goran Milevski.
Ardhja e Penovit në postin ministror do të jetë rikthimi i tij në skenën politike pas më shumë se 10 vitesh. Dy mandate ka qenë kryetar i Shkupit, ndërsa në të kaluarën ka qenë edhe deputet.
Kujtojmë që ish ministri për Vetqeverisje Lokale Goran Milevski ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit më 20 shtator të këtij viti, për siç tha ai arsye personale./KlanMacedonia/