Nga nesër një pjesë e pemëve dhe perimeve, për të cilët pati “ngrirje” të çmimeve do të shtrenjtohen për disa denarë, njofton KlanM.
Qeveria ka miratuar vendim për ndryshimin e vendimit për përcaktimin e çmimeve më të larta për produkte të caktuara në tregtinë me pakicë.
Sipas vendimit të fundit, sic njofton KlanM, çmimet më të larta do të jenë si vijon;
95 denarë për 1 kg domate
95 denarë për 1 kg tranguj
70 denarë për 1 kg qepë
100 denarë për 1 kg speca të freskët të gjelbër
95 denarë për 1 kg fasule
110 denarë për 1 kg tjerrëz
75 denarë për 1 kg banane
60 denarë për 1 kg portokall
60 denarë për 1 kg limona.
Ky vendim hyn në fuqi me ditën e publikimit në “Gazetën Zyrtare” të RMV-së, kurse sic njofton KlanM, do të zbatohet deri më 30 Prill 2023.
Çmimet u korigjuan për shkak se importuesit, që me vite kanë dorëzuar fatura të rreme në doganë për të paguar më pak taksa, përfundimisht kanë nisur t`i paraqesin çmimet e rregullta. Njëkohësisht me vendimin do t`u dilet në ndihmë edhe prodhuesve vendor – thonë ekspertët. /KlanMacedonia/