“Ekip i përbashkët MB-Shqipëri, vlerësim të kapacitetit të burgjeve të Shqipërisë, do të përfundojë në fund të Prillit“
Qeveria britanike ka zbardhur takimin e Kryeministrit Edi Rama me homologun e tij britanik, Rishi Sunak në Downing Street.
Qeveria britanike thekson se liderët shprehën ambicien e tyre të përbashkët për të zgjeruar dhe thelluar më tej marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë duke bashkëpunuar për të adresuar kërcënimet globale dhe rajonale dhe forcimin e partneritetit dypalësh me vendeve.
Gjithashtu, në takimin me dy liderëve është shprehur rëndësia për të rritur lidhjet tregtare, e investime.
Sunak u shpreh se Britania do ofrojnë mbështetje për sigurinë kibernetike shqiptare për t’u mbrojtur nga kërcënimet online.
Kryeministri Sunak dhe kryeministri Rama u angazhuan për të thelluar punën në kuadër të Komunikatës së Përbashkët dhe Task-Forcës të rënë dakord në muajin Dhjetor, për të çuar përpara prioritetin e përbashkët në trajtimin e migracionit të paligjshëm dhe bandave kriminale të kontrabandës së njerëzve.
Gjithashtu, ata ranë dakord që një ekip i përbashkët Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri do të kryejë një vlerësim të kapacitetit të burgjeve të Shqipërisë që do të përfundojë deri në fund të Prillit me qëllim kthimin e të gjithë shtetasve shqiptarë të dënuar.
Reagimi i qeverisë britanike:
Kryeministri britanik Rishi Sunak është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Downing Street, si pjesë e një viizte zyrtare më të gjerë të kryeministrit shqiptar në Londër.
Liderët shprehën ambicien e tyre të përbashkët për të zgjeruar dhe thelluar më tej marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë duke bashkëpunuar për të adresuar kërcënimet globale dhe rajonale dhe forcimin e partneritetit tonë dypalësh.
Të dy theksuan dhe vunë në dukje mundësitë për të rritur lidhjet tregtare, investimet si dhe një vëmendje të veçantë i dhanë sektorit të teknologjisë. Kryeministri Sunak përshëndeti sërish kontributin e rëndësishëm të komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe dhe në jetën britanike.
Si aleatë të NATO-s, anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe partnerë të ngushtë, udhëheqësit rikonfirmuan gjithashtu angazhimin e tyre për të punuar së bashku për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve tanë, për të mbrojtur demokracinë dhe për të promovuar të drejtat e njeriut, duke përfshirë këtu një përgjigje të fortë ndërkombëtare ndaj agresionit nga Rusia. Kjo do të përfshijë mbështetje për sigurinë kibernetike shqiptare për t’u mbrojtur nga kërcënimet online.
Kryeministri Sunak dhe kryeministri Rama u angazhuan për të thelluar punën në kuadër të Komunikatës së Përbashkët dhe Task-Forcës të rënë dakord në muajin Dhjetor, për të çuar përpara prioritetin e përbashkët në trajtimin e migracionit të paligjshëm dhe bandave kriminale të kontrabandës së njerëzve.
Gjithashtu, liderët diksutuan për rritjen e bashkëpunimit operacional dhe marrëveshje të tjera për ndarjen e të dhënave mes shteteve si dhe për pasaportat. Liderët përshëndetën përparimin e deritanishëm, me rreth 800 emigrantë të paligjshëm që u kthyen në Shqipëri që nga muaji Dhjetor, veprimet kundër krimit të organizuar dhe udhëzimet e reja të Mbretërisë së Bashkuar, ku përcaktohej Shqipëria një vend i sigurtë për të jetuar.
Po ashtu, për bashkëpunimin në drejtësi, liderët përshëndetën punën e përbashkët të vazhdueshme për ekstradimet, ndjekjet penale dhe aftësitë e mjekësisë ligjore dhe largimin e qindra të burgosurve sipas marrëveshjes mes dy vendeve.
Ata ranë dakord që një ekip i përbashkët MB-Shqipëri do të kryejë një vlerësim të kapacitetit të burgjeve të Shqipërisë që do të përfundojë deri në fund të Prillit me qëllim kthimin e të gjithë shtetasve shqiptarë të dënuar.
Së fundi, kryeministrat mirëpritën përparimin në bashkëpunimin përsa i përket bizneseve dhe universiteteve, duke përfshirë hapjen e Dhomës së re Britanike të Tregtisë në Shqipëri, mbështetjen e MB për financimin e eksporteve për Shqipërinë në 4 miliardë £ për të lehtësuar investimet, dhe thellimi i lidhjeve mes universiteteve të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë./tvklan.al