Afati i buxhetit më 17 Nëntor, në rrezik fondet për Ukrainën
Përplasjet mes demokratëve dhe republikanëve për fondet dhe buxhetin rrezikojnë sërish mbylljen e qeverisë amerikane.
Kongresi që të shmangë një mbyllje të mundshme duhet të miratojë një projektligj për ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe financimin e masave shtesë të sigurisë në kufirin ndërmjet SHBA-ve dhe Meksikës para 17 Nëntorit.
Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve po përpiqen të kalojnë një listë të plotë prej 12 projektligjesh për vitin fiskal 2024.
Por të dy dhomat, Kongresi dhe Senati do të duhet të bien dakord përpara se t’ia dërgojnë Presidentit Joe Biden për nënshkrimin e ligjit.
Zyrtarë të administratës së Presidentit Biden kanë paralajmëruar rivalët politik se dështimi për të miratuar kërkesën e Shtëpisë së Bardhë për t’i dhënë Ukrainës ndihma në vlerë prej 61.4 miliardë Dollarësh, mund të çojë në fitoren e presidentit rus Vladimir Putin brenda javës.
Disa ligjvënës republikanë janë shprehur kundër ndihmave shtesë për Ukrainën, ndërkohë që borxhi i Shteteve të Bashkuara mbetet i lartë dhe në një kohë kur fondet mund të përdorën për nevoja të brendshme.
Miliona punonjës mund të përballen me pagesa të vonuara nëse qeveria mbyllet. Disa zyra federale gjithashtu do të duhet të mbyllen dhe kjo nënkupton shkurtimin e disa programeve dhe të fondeve që do të përdoreshin për investime në infrastrukturë dhe aeroporte.
Mbyllja më e gjatë e qeverisë ndodhi midis 2018 dhe 2019 kur Presidenti i atëhershëm Trump dhe demokratët e Kongresit hynë në një ngërç mbi kërkesën e tij për financim për ndërtimin e një muri kufitar me Meksikën.
Tv Klan