Qentë endacak problem akoma i pa zgjidhur në Tetovë (VIDEO)

QYTETARËT KANË DENONCUAR 44 KAFSHIME NGA QENTË ENDACAK

A kanë arritur të britmat e kësaj vajze në veshet e institucioneve?

Problemi me qentë ednacak vijon të shetësoj banorët e Tetovës tash e sa vite. Disa prej tyre thonë që nuk kanë qenë të sulmuar por që kanë qenë prezentë kur qentë kanë sulmuar fëmijë duke shkuar në shkollë.

“Nuk ka Tetova, dihet si është vendet e tjera më ndryshe është, Tetova është katastrof për atë duhet të ju kujtohet se ka gra ka edhe fëmijë të vegjël”

“Dy fëmijë i kam shpëtuar nga qentë,, në mengjesë fëmijet shkonin në shkollë dhe unë vrapova sepse ishin diku tre katër qenë ndërsa ato fëmijë shkonin në shkollë. Ky është turp i madhë shikoni se çfarë po bëjnë qentë do të kafshojnë ndonjë fëmijë dhe nuk ke ku të shkosh”

“Problem problem, ky problem do të mbetet deri në fund, të gjithë qentë e Maqedonis janë në Tetovë”

“Nga 10 qytetarë të anketuar nga Komuna e Tetovës në lidhje me pyetjen se a janë sulmuar nga qentë endacakë 5 prej tyre deklaruan se janë sulmuar vetë personalishtë ato dhe disa të tjerë njohin dikë sidomosë fëmijë të sulmuar nga qentë endacakë. Ky problem mbetet i pa zgjedhur në Komunen e Tetovës”.

Nga Sektori për punë të brendshme Tetovë njoftojnë se në katër muajt e fundit të këtij viti janë denoncuar 44 kafshime nga qentë endacak.

“Në Sektorin e Punëve të Brendëshme në Tetovë në këtë katër muajt e fundit të këtij viti janë raportuar 44 kafshime nga qen endacakë në rajonin e gjerë të Tetovës, të cilat më së shumti janë kafshime të cilat kanë ndodhur në rruget e qytetit të Tetovës” – thonë bnga SPB-Tetovë.

E për këto raste të shënuara në Komunën e Tetovës tashml qytetërët kanë paraqitur 53 kërkesa për dëmshpërblim.

“Ne deri më tani, kemi pranuar 53 kërkesa për dëmshpërblim nga kafshimi i qenve endacak ndaj qytetarëve të komunës së Tetovës, ku 27 janë nga viti 2022 dhe 26 janë nga viti 2023. Ndërkaq, lëndë aktive gjyqësore jane gjithsejt 49. Lëndë të përfunduara me aktgjykim të plotëfuqishem janë 34 ,ndërsa lëndë që kanë përfunduar me marrëveshje gjyqësore janë 18. Komisioni i krijuar për të trajtuar këtë çështje ka mbajtur dy seanca deri më tani, dhe nga 53 kërkesat që kemi pranuar, 15 prej tyre janë shqyrtuar. Kjo tregon se ne jemi duke i trajtuar këto kërkesa seriozisht dhe me kujdes” – thonë nga Komuna e Tetovës.

Problemi me qentë endacak është problem I kahmotshëm në komunën e Tetovës. Zgjidhja e këtij problem është prmetuar për të disatën here nga qeverisja e re e kësaj komune, ndërsa faji vazhdimisht I lihet faktit se qentë sjellen në mënyrë të organizuar nga rajone të tjera. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Neal Sejfullai

Lexo gjithashtu
Total
0
Share