Qenkan zënë keq? Trejsi Sejdini ‘thumbon’ keq Feron: Kush është ky? Nuk e njoh!

Një nga të ftuarat e spektaklit “Zemër Luana”, me autore dhe moderator Luana Vjollcën, në Tv Klan ishte edhe “Miss Universe Albania 2018”, Trejsi Sejdini, e cila ishte mjaft energjike në skenë e hera herës hidhte “thumba” për disa nga personazhet shqiptarë.

Miss-i shqiptar u vendos në një sfidë përballë reperit të famshëm Bardhi, ku dyshja duhet të zbulonin sekretet e bashkëpuntorëve të tyre ose duhet të pinin shots-in, duke humbur pikë nga sfida e tyre.

Një nga personazhet që Trejsi duhet të zbulonte sekrete ishte reperi Fero dhe Sejdini vendosi të reagonte duke e thumbuar kështu: “Kush është ky? Nuk e njoh!”

Kujtojmë se dyshja dikur shiheshin bashkë, pasi Trejsi ka qenë edhe protagoniste në klipin e Feros, por si duket tani ata nuk flasin dhe ka një hatërmbejte mes tyre./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share