Qëndrimi i Besës për 20 përqindëshin karshi ndryshimeve kushtetuese? – Arbër Ademi: Nuk është koha për senzacionalitet

Kur kërkohet konsensualitet për çështje madhore të një rëndësie strategjike, palët duhet të ulen e të gjejnë zgjidhje të përshtatshme. Sipas Arbër Ademit, çështja e 20 përqindëshit duhet të diskutohet në tavolinë bisedimesh, ndërsa bëri thirrje tek subjektet opozitare si Besa dhe Alternativa për bashkëpunim në këtë fushë. Sa i përket qëndrimit të Lëvizjes Besa se nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese, pa e përfshirë edhe heqjen e “20 përqindëshit” për shqiptarët dhe gjuhën shqipe, për Arbër Ademin nuk duhet të jetë tentim për protagonizëm.

“Nuk është koha për senzacionalitet, për protagonizëm, për qëndrime politike për përfitime ditore, por nuk është koha as për faktorizime në kurriz të realizimit të këtij procesi, që nuk është vetëm proces kombëtar, nuk është vetëm proces i këtij shteti, por është proces evropian, strategjik, gjeo-strategjik që kalon edhe kufijtë e kontinentit evropian”, deklaroi mes tjerash Arbër Ademi në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin../KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share