Qendra e Shkupit bëhet me ”rrugën e Ukrainës”

EKSPOZITË ME FOTOGRAFI NGA SHKATËRIMET E TRASHËGIMISË KULTURORE NË UKRAINË

Në rrugën “Nikola Kljusev” në qendër të Shkupit është hapur “Aleja e Ukrainës, si një përkujtues I përjetshëm për mbështetjen e Komunës Qendër për Ukrainën dhe popullin ukrainas, raporton Klan M.

Në këtë manifestim kanë marrë pjesë Kryetari I Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, Ambasadorja e Ukrainës në Shkup, Larisa Dir dhe Kryetari I Shoqatës së ukrainasve, Oleksandër Urbanoviç.

“Sot, me rastin e festës së Pavarësisë së Ukrainës, së bashku me komunën Qendër dhe shoqatën e ukrainasve Lesje Ukrainka, po hapim Rrugicën e Ukrainës në zemër të Shkupit, kjo është një mbështetje jashtëzakonisht e rëndësishme e vendit tonë nga shoqëria maqedonase, veçanërisht gjatë agresionit të armatosur të Federatës Ruse kundër Ukrainës” – deklaroi Larisa Dir, ambasadore e Ukrainës në RMV.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, sic njoftoi Ambasada e Ukrainës, u hap edhe një ekspozitë me fotografi që tregojnë trashëgiminë kulturore të shkatërruar nga lufta në Ukrainë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share