Qenan Aliu: VMRO do t’i votojë ndryshimet kushtetuese

VMRO ka qenë dakord për përfshirjen e popullatës bullgare në Kushtetutë dhe është e vetëdijshme se pa ndryshimet kushtetuese nuk zhbllokohet rruga eurointegruese e vendit. Kjo sipas analistit, Qenan Aliu, bën që VMRO të bëjë përpjekje që nga krejt kjo situatë të përfitojë “zgjedhje të parakohshme parlamentare”. Sipas Aliut, deputetët e VMRO-së do të votojnë ndryshimet kushtetuese.

“Çka është interesi i një partie opozitare në këtë moment politik? Të efektuojë zgjedhje të parakohshme. Dhe, kjo si kërkesë është legjitime si parti opozitare e VMRO-së që të bëjnë taktizime që të efektuojnë zgjedhje të parakohshme, por synimi për të ardhur në pushtet nuk nënkupton që të cënosh interesat shtetërore, aq më tepër në një shtet multietnik”, tha mes tjerash analisti Qenan Aliu./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share