Analisti politik, Qenan Aliu në emisionin Klan Debat deklaroi se LSDM dhe BDI e ftojnë ASH-në në qeveri për interesa të tyre, ndërsa edhe kjo e fundit do t’i kyçet shumicës për interesa të saj partiake e jo për të ardhmen evropiane të vendit, siç po përpiqen, sipas Aliuu, ta prezantojnë në opinion.
Aliu shtoi se ASH në qeveri nuk hyn për të arritur numrin e 80 deputetëve, por për ta ruajtur numrin 61, përcjell Klan MAqedoni.
“Shumica aktuale nuk i ka 61 vota… Konstelacioni i forcave aktualisht, sipas një analize timen, është 60 me 60. Nëse deputetë e ASh-së nuk bëjnë kuorum Parlamenti nuk mund të funksionojë”, tha mes tjerash analisti politik, Qenan Aliu./KlanMacedonia