Qëlloi me telefon Bebe Rexhën, 27-vjeçari: M’u duk argëtuese

Nicolas Malvagna është personi i arrestuar nga policia amerikane, pasi dyshohet të jetë personi që goditi me cellular në fytyrë këngëtaren me origjinë shqiptare, Bebe Rexha.

27-vjeçari ndodhet në paraburgim në pritje të masës së arrestit ndaj tij. Ai pritet të dalë para gjykatës më 31 Korrik. I pyetur për incidentin i riu rrëfeu krimin duke thënë: “Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të koncertit, sepse do të ishte argëtuese”.

33 vjeçarja ishte në skenë duke performuar gjatë koncertit të saj të dielën në SHBA kur ndodhi ngjarja.
Goditja e fortë e la kantautoren të gjakosur dhe me sy të nxirë. Ajo u largua me shpejtësi nga skena dhe u dërgua në një spital ku edhe I=iu nënshtrua disa ndërhyrjeve.

Pas incidentit, këngëtarja e “I’m Gonna Show You Crazy” postoi në rrjetet sociale një foto ku shkruante se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share