Qëllohet me 3 plumba shqiptari në Athinë

Një 34-vjeçar shqiptar në Greqi është qëlluar me armë zjarri duke mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Athinë rreth orës 04:00 të mëngjesit në zonën e Votanikos.

Personi në foto është shqiptari i plagosur në momentet e para dhe që i është dhënë ndihma e shpejtë nga forcat e policisë, që siç shkruajnë mediat greke, ka qenë vendimtare për shpëtimin e jetës së 34-vjeçarit.

Sulmi me armë ndodhi në një park. Sipas autoriteteve greke, autorët kanë qenë duke lëvizur me makinë kur qëlluan 3 herë me pistoletë në drejtim të 34-vjeçarit shqiptar.

Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja 9 milimetërshe. 34-vjeçari ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Shqiptari i plagosur ka qenë i arrestuar në vitin 2019 për një çështje droge, por autoritetet greke nuk kanë raste të përfshirjes së tij në aktivitete të tjera të paligjshme përveç rastit të 4 viteve më parë.

Hetuesit po analizojnë kamerat e sigurisë në zonë si dhe do të marrin dëshminë në spital të 34-vjeçarit shqiptar pasi gjendja e tij të jetë stabilizuar.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share