Që sot gjendje krize në energjetikë dhe masa për kursim të energjisë elektrike

Që sot hyjnë në fuqi hyjnë dy vendime të Qeverisë. Situata e krizës me furnizim me energji për ngrohje në Qytetin e Shkupit dhe situatë krize me furnizim me energji elektrike në gjithë territorin e vendit.

Nga 1 Shtatori hyjnë në fuqi dhe detyrimet për kursimin e energjisë elektrike dhe të ngrohjes, kurse qëllimi është që të ulet konsumi I rrymës elektrike për 15% krahasuar me muajt e njëjtë të vitit të kaluar.

Masat e kursimit të energjisë elektrike të miratuara nga Qeveria më 16 gusht do të vlejnë deri më 31 mars të vitit 2023, ndërsa gjendja e jashtëzakonshme e shpallur më 25 të këtij muaji duhet të zgjasë 30 ditë.

Bëhet fjalë për rekomandime dhe detyrime për kursimin e energjisë elektrike dhe të ngrohjes, kurse qëllimi është që të ulet konsumi I rrymës elektrike për 15% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Masat parashikojnë që klimatizerët të punojnë deri në 27 gradë gjatë verës dhe 20 gradë gjatë dimrit, të hiqet ndriçimi zbukurues I ndërtesave, kurse minimalisht të shfrytëzohet ndriçimi public në autostrada dhe rrugë.

Nga Elektranata e Maqedonisë së Veriut thonë se kompania punon me kapacitet maksimal, kurse në planin prodhues parashihet që nga Nëntori të funksionojnë tre blloqet e Kombinatit në Manastir, kurse gjatë sezonit të ngrohjes të funksionojë edhe Kombinati në Osllomej.

Drejtori I Përgjithshëm, Vasko Kovaçevski paralajmëroi se nga Janari pritet shtrenjtimi I sërishëm I rrymës.

Paralajmërimet e këtilla vijnë vetëm një javë pasi cmimi I rrymës nëpër bursa u rrit për mbi 130 euro për megavat orë.

Nga ana tjetër biznesi ka alarmuar se pret me padurim masa qeveritare, për shkak se 5.400 firma janë mbyllur për shkak të llogarive të larta për rrymën elektrike.//KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share