Qazimi: Zvicra është një nga kombëtaret favorite për të fituar Euro 2024

Në një deklaratë të dhënë për emisionin Euro Klan, Ahmed Qazimi, punëtor sportiv, ka vlerësuar performancën e Zvicrës në futboll. Ai theksoi se Zvicra ka një imazh të lartë në rritjen dhe zhvillimin e këtij sporti, duke treguar cilësi të konsiderueshme. Pjesëmarrja e vazhdueshme e Zvicrës në kampionate të mëdha e bën atë një nga favoritet për të fituar Euro 2024.

Qazimi vuri në dukje konsistencën e shkollave të futbollit në Zvicër, që po rrisin cilësinë e lojtarëve. Shumica prej tyre luajnë në klube të mëdha, ku kanë fituar kampionate në Evropë.

“Është e qartë që Zvicra ka një imoenjjim të lartë në rritjen dhe zhvillimin e futbollit, dhe ka treguar se po e rrit çdo herë e më shumë cilësinë e futbollit. Kjo pjesmarrje konstante e Zvicrës në kampionate të mëdha e bën favorite për të fituar.
Është një konsistencë e shkollave të futbollit për momentin në Zvicër që po e rrisin cilsinë, por edhe lojtarët ku shumica prej tyre luajnë në klube të mëdha, që kanë fituar dhe kampionate në Evropë dhe më gjerë, e kemi shembullin e Xhakës që ishte këtë vit kampion në Gjermani.
Do ë thotë e gjithë kjo përvojë e ka bërë Zvicrën që dal nga dalë të jetë një nga ekipet më të favorizuara në këto kampionate.
Në fakt nga analizat e bëra ishte e habitshme që Zvicra nuk ishte e kualifikuar as në shtatshe, ndërkaq Italia ishte, dhe sonte kjo na tregoi se Zvicra është favorite mandje në vendin e tretë për ta fituar këtë kampionat”, tha Qazimi./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share