Ngjarjet që kanë ndodhur në Iran, kryesisht politike kanë ndikuar shumë tek futbollisttë dhe motivimi i tyre. Kështu ka vlerësuar punëtori i sportit, Ahmed Qazimi në emisionin MundoKlan. Sipas Qazimit, Irani ka analizuar shumë mirë ndeshjen me Anglinë dhe ka arritur të shmangë një rezultat tjetër të dobët nga një ekip i ishullit Britanik, që sipas tij kanë filozofi të ngjashme loje.
“Golashënuesi më i mirë në botëror, një ndër yjet e futbollit iranian është i dënuar me vdekje dhe kjo i demotivon futbollistët…Ashtu siç e tha edhe profesori, ndeshja mes SHBA-së dhe Iranit do të jetë shumë e ashpër, ku përveç futbollit do të ketë edhe shumë elemente tjera, që do të ndikojnë në rezultatin e ndeshjes”, deklaroi Ahmed Qazimi./KlanMacedonia