Pas ndodhive të fundit në ekipin e Renovës ku jozirtarisht flitetet pë largimin e nga garat në Ligën e Parë të futbollit vendor ndërsa drejtuesit e skuadrës nga Xhepçishti u ka dhënë duar të lira stafit teknik që drejtohet nga Qatip Osmani dhe të gjithë futbollistëve për të vijuar karrierën e tyre aty ku të dëshirojnë. Disa mediume kryesisht portale kanë publikuar se gjoja Qatip Osmani do të merr drejtimin e ekipit kuqezi apo klubit të tij të zemrës. Lidhur me këto shkrime Qatip Osmani theksoi se janë spekulime.
“Të gjitha shkrimet në disa portale se gjoja unë do të marr drejtimin e KF Shkëndija janë spekulime. Unë nuk kam pasur kontakte me drejtuesit e Shkëndijës prandaj nuk e di se nga dalin ato dezinformata” tha Qatip Osmani.
Qati Osmani gjithashtu tha se nëse do të kishte ndonjë risi gjithsesi se u takon shërbimeve të klubit që këtë ta publikojnë qoftë Shkëndija apo ndonjë ekip tjetër.
Kthimi eventual i Qatos te Shkëndija nuk do të isht asnjë befasi kur dihet se ai është trajner më I suksesshëm në ekipin kuqezi. Ai ka drejtuar këtë skuadër në tre periudha të ndryshme dhe ka të fituara tre titituj kampioni, një kup dhe një superkup ndërsa ka pasur suksese edhe në garat ndërkombëtare. /KlanMacedonia/