Edhe pse jam tifoz i Kroacisë, mendoj se shte befasi humbja e Brazilit dhe kjo për kualitetin e futbollit ndoshta nuk është mirë. Kështu mendon Qatip Osmani, trajneri njohur i futbollit në vend. Qato vlerësoi lartë rolin e portierit, por edhe lojtarëve tjerë kroat. Megjithatë, sipas tij, Kroacisë i mungon një sulmues klasi që bën diferencën, siç e kishte dikur Mandzukicin.
“Sigurisht, portieri e tregoi veten, ishte lojtatr i ndeshjes duke pritur disa raste të qeindpërqindta”, theksoi trajneri Qatip Osmani në MundoKlan./KlanMacedonia