Pyetet rreth edicionit të tretë, Alaudin Hamiti: Nuk kam ç’të them për Big Brother VIP Kosova

Drejtuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, është pyetur së fundmi nga fansat rreth edicionit të tretë.

Në ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram, prezantuesi tha se 90 për qind ishin rreth spektaklit.

“Thonë se nuk do të ketë Big Brother VIP Kosova 3 këtë vit, a është e vërtetë”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

Foto: Screenshot/Instagram

“Nuk do të përgjigjem në pyetje sepse nuk keni tregu kreativitet. 90 për qind i tyre kishte të bënte me Big Brother VIP Kosova”, u shpreh ai.

Moderatori tutje theksoi: “Nuk kam ç’të them për BBVK”.

Në edicionin e dytë kujtojmë që fitues u shpall ish-futbollisti nga Vitia, Lumbardh Salihu.

Për edicionin e radhës ndërkohë ka pasur shumë spekulime, ku edhe kanë nisur të qarkullojnë disa emra, edhe pse asgjë nuk ka konkrete. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alaudin Hamiti (@alaudinhamiti)

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share