Mbi 36 mijë shqiptarë me të drejtë vote në Serbi, të dielën kanë pasur mundësinë të zgjedhin 15 përfaqësuesit e tyre për Kuvendin e Këshillit Nacional i Shqiptarëve.
Në bazë të rezultateve preliminare nga shtabi zgjedhor i Partisë për Veprim Demokratik të udhëhequr nga deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi rezultatet janë si më poshtë:
PVD – 4144 votaAPN – 3763 vota
LPD – 2338 votaPD – 1612 vota
PDSH – 1023 vota55 vendvotimet në tri komunat e Luginës, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, janë hapur në orën 07:00.
Përfaqësuesit e administratave komunale të cilët edhe janë organizatorë të zgjedhjeve kanë thënë se nuk ka pasur ndonjë problem të evidentuar, ndërsa qytetarët deri dje e patën mundësinë që të hyjnë në listën e veçantë zgjedhore.“Numri i vendvotimeve në Luginën e Preshevës është 55 me votues shqiptarë, ndërkaq numri i votuesve që janë të regjistruar në listën e veçantë zgjedhore të pakicave kombëtare janë rreth 36500 votues.
Deri më tash në Luginën e Preshevës janë hapur të gjitha vendvotimet në ora 7:00 të mëngjesit dhe nuk është paraqitur asnjë incident”, ka thënë Hevzi Ramadani, kryeshef i administratës komunale në Preshevë.
Votuesit presin nga Këshilli Kombëtar Shqiptar një qasje më proaktive drejt zgjidhjes së të drejtave themelore kombëtare që Serbia po i nëpërkëmbë.Për shumicën në Kuvendin e KNSh-ë në Luginë në garë janë pesë lista të partive politike që i tubojnë shqiptarët e kësaj zone. I pari i KNSH-së zgjidhet nga shumica e gjithsejtë 15 këshilltarëve.
Deri më sot nuk ka pasur ndonjë koalicion parazgjedhor. E Këshillat Nacionale konsiderohen me rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit të pakicave që jetojnë në Serbi.