Putini viziton Kherson dhe Luhansk

Mori pjesë në një takim me komandën ushtarake që e informuan për luftën

Presidenti rus Vladimir Putin për herë të pare që nga nisja e agresionit rus ka vizituar forcat e sigurisë në pjesë të Ukrainës që Rusia thotë se i ka aneksuar vitin e kaluar.

Kreu i Kremlinit vizitoi rajonet Kherson dhe Luhansk, duke marrë pjesë në një takim të komandës ushtarake  dhe duke vizituar një seli të gardës kombëtare. Në Kherson, në jug, ai dëgjoi raporte nga komandantët e forcave ajrore dhe grupit të ushtrisë “Dnieper”, si dhe oficerë të tjerë të lartë që e informuan atë për situatën në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia në jug.

I veshur me një xhaketë blu, Putinu shfaq në televizionin shtetëror rus duke zbritur nga një helikopter ushtarak nduke përshëndetur komandantët e lartë.

Kherson, Zaporizhzhia dhe Luhansk, në lindje, janë tre nga katër rajonet që Putin shpalli të aneksuara shtatorin e kaluar. Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kundërshtuan aneksimet dhe forcat ruse vetëm pjesërisht i mbajnë rajonet. Putini rrallë herë ka vizituar pjesë të Ukrainës nën kontrollin e Rusisë. Muajin e kaluar, ai vizitoi rajonin e Krimesë dhe qytetin e Mariupol.

“Për mua është e rëndësishme të dëgjoj mendimin tuaj se si po zhvillohet situata, t’ju dëgjoj, të shkëmbejmë informacione,” u tha Putin komandantëve. Putin vizitoi gjithashtu selinë e Gardës Kombëtare në rajonin Luhansk të Ukrainës në Donbasin lindor, të cilin Moska gjithashtu ka pretenduar se e ka aneksuar .

Duke rritur presionin ndaj Kievit dhe mbështetësve të tij perëndimorë, Putin tha muajin e kaluar se Rusia do të vendoste armë bërthamore me rreze më të shkurtër veprimi, të ashtuquajturat armë taktike në aleatin e ngushtë Bjellorusi. Në Japoni, ministrat e jashtëm të G7 dënuan planin e Rusisë për të vendosur armë bërthamore si “të papranueshëm”. “Retorika e papërgjegjshme bërthamore e Rusisë dhe kërcënimi i saj për të vendosur armë bërthamore në Bjellorusi janë të papranueshme. Çdo përdorim i armëve kimike, biologjike apo bërthamore nga Rusia do të përballej me pasoja të rënda”, thanë ministrat në një komunikatë në fund të një takimi tre-ditor në Japoni. Ndërkaq nga ana tjetër Kievi ka deklaruar se iniciativa e ndërmjetësuar nga OKB-ja që lejon eksportin e sigurt të drithit ukrainas në Detin e Zi është në rrezik pasi Rusia bllokoi inspektimet e anijeve në ujërat turke. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Rusia po thyen premtimet e saj ndaj vendeve në mbarë botën që varen nga gruri./KlanNews

GAZETARE: LIVIA KALLFA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share