Vladimir Putini është takuar me dy krerë të rajoneve të Ukrainës të kontrolluara nga forcat ruse të emëruar nga Kremlini, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.
Guvernatori rus i rajonit të Zaporizhzhias, Evgeny Balitsky, tha se qytetet në rajon ishin “nën zjarr nga forcat ukrainase” dhe vlerësoi vendimin e Putinit për të zhvendosur njerëzit nga rajoni.
Kreu i instaluar nga Rusia i rajonit të Luhanskut, Leonid Pasechkin, raportoi një situatë “të tensionuar”.
Kremlini publikoi sot foto nga takimet në fjalë.