Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kryesuar sot një takim me zyrtarë të qeverisë.
Putini vazhdimisht ka thënë se sanksionet perëndimore nuk i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm vendit të tij, duke argumentuar vitin e kaluar se ato “nuk ia dolën” qëllimeve të tyre, por sot ai pranoi se këto masa mund të kenë një efekt, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv
“Kufizimet e paligjshme të vendosura në ekonominë ruse me të vërtetë mund të kenë ndikim negativ në të në afat të mesëm”, ka thënë Putini.