Putini përgëzon Elon Musk pas sabotimit të ukrainasve

Senatorja demokrate bëri thirrje për nisjen e një hetimi ndaj biznesmenit dhe kompanisë së tij SpaseX

Presidenti rus Vladimir Putin lavdëroi miliarderin amerikan ElonMusk, duke e quajtur themeluesin e Tesla-s dhe SpaceX, një “biznesmen të talentuar”.

Putini i bëri komentet në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok, teksa foli për programin hapësinor të Rusisë.

“ElonMusk… është padyshim një njeri i jashtëzakonshëm. Duhet pranuar. Mendoj se e gjithë bota e pranon këtë. Ai është një biznesmen aktiv dhe i talentuar.”

Pas Musk-ut Putini foli me keqardhje edhe për ish-presidentin Trump ndërsa shtoi se nuk pret ndonjë ndryshim në politikën amerikane ndaj Rusisë.

Komentet e Putinit vijnë pasi rrejti televiziv amerikan CNN zbuloi se miliarderi Musk, pronar i kompanisë së shërbimeve satelitore SpaceX sabotoi një operacion ushtarak ukrainas për të sulmuar me dronë detarë flotën ruse të Detit të Zi.

Vetë Musk pranoi refuzimin e kërkesës urgjente të qeverisë ukrainase për të zgjeruar mbulimin e sinjalit të satelitëve Starlink në Sevastopoltë Krimesë, rajon që Rusia aneksoi ilegalisht nga Ukraina në vitin 2014.

Musksqaroi nëse do të pranonte kërkesën urgjente “atëherë SpaceX do të ishte në mënyrë eksplicite bashkëpunëtor në një akt të madh lufte dhe përshkallëzim konflikti”.

Mbajtja e kontakteve të drejtpërdrejta të ElonMusk-ut me Kremlinin dhe personalisht me ambasadorin rus në Uashington dhe presidentin Putin ka ndezur sirenat e alarmit në radhët e ligjvënësve.

Senatorja demokrate Elizabeth Ëarren bëri thirrje për nisjen e një hetimi ndaj biznesmenit Elon Musk dhe kompanisë së tij, SpaceX.

Kongresi i SHBA-së duhet të hetojë “nëse kemi mjete të përshtatshme për t’u siguruar që politika e jashtme po drejtohet nga qeveria dhe jo nga një miliarder”, tha Warren më 11 Shtator në Uashington.

Sinjalizimet e para për sabotimin e operacionit ukrainas nga Elon Musk-u dolën më 7 Shtator në një fragment biografie të miliarderit kur përshkruhet se si ai udhëzoi fshehurazi inxhinierët e tij që të çaktivizonin sinjalin satelitor të Starlink pranë Krimesë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share