Putini parashtron kushtet e tij për armëpushim në Ukrainë

Vladimir Putin thotë se Ukrainës do t’i duhet të tërheqë plotësisht trupat nga territoret që Rusia pretendon se i ka aneksuar përpara se të fillojë një armëpushim, një propozim që Ukraina e quajti menjëherë fyes .

Nga ana tjetër Zelensky, ka thënë prej kohësh Ukraina nuk do të negociojë me Moskën derisa forcat ruse të largohen nga i gjithë territori ukrainas, përfshirë Krimenë.

Presidenti rus tha gjithashtu se Ukraina do të duhet të heqë dorë nga bashkimi me NATO-n përpara se të fillojnë bisedimet e paqes.
Deklarata e Putinit që përcakton kushtet e tij të armëpushimit vjen ndërsa liderët nga 90 vende përgatiten të takohen në Zvicër të shtunën për të diskutuar rrugët drejt paqes në Ukrainë, një samit në të cilin Rusia nuk është ftuar.

Duke folur në një takim të ambasadorëve rusë në Moskë të premten, Putin i bëri thirrje qeverisë ukrainase të tërhiqet nga katër rajone pjesërisht të pushtuara nga Rusia – Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Ai tha gjithashtu se Ukraina do të duhet të heqë dorë zyrtarisht në përpjekjet e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s që pushtimi rus të ndalet.

“Sapo Kievi të deklarojë se është gati për një vendim të tillë. Një urdhër për të pushuar zjarrin dhe për të filluar negociatat do të vijë menjëherë nga ana jonë,” tha Putini.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share