Putini e mirëpret planin e Kinës për ta zgjidhur “krizën akute” në Ukrainë

Vladimir Putin ka mirëpritur planin e Kinës për të zgjidhur “krizën akute” në Ukrainë, në fillim të bisedimeve me Xi Jinping në Kremlin.

Presidenti rus i tha homologut të tij kinez se ai kishte parë propozimet e Kinës për një zgjidhje të konfliktit të Ukrainës dhe se ai i shikonte ato me respekt.

Duke folur në bisedimet jozyrtare në fillim të vizitës shtetërore të Xi, Putin tha gjithashtu se Rusia ishte “pak ziliqare” ndaj zhvillimit të shpejtë të Kinës në dekadat e fundit.

“Gjatë viteve të fundit, Kina ka bërë një përparim në zhvillimin e saj. Në të gjithë botën ajo shkakton interesa dhe ne jemi xhelozë”, tha ai, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv

Udhëheqësi kinez u përgjigj duke thënë se është “i bindur” se Putini do të gëzojë mbështetjen e popullit rus përpara zgjedhjeve presidenciale të planifikuara për vitin e ardhshëm.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share