Putini do të vizitojë Turqinë për të takuar Erdoganin, s’ka rrezik të arrestohet

Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Turqinë për të takuar presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan, më 12 shkurt, tha një zyrtar turk.

Kjo do të jetë vizita e parë e Putinit në një shtet anëtar të NATO-së, që nga ndezja e luftës Rusi-Ukrianë, e cila nisi në shkurt të 2022-tës.

Mundësia e presidentit rus për të udhëtuar jashtë vendit ka qenë e kufizuar që nga marsi i vitit të kaluar kur Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi një urdhër arrest kundër tij, për depërtimin e supozuar të fëmijëve ukrainas në Rusi – një krim lufte.

Rusia e mohoi këtë akuzë dhe e quajti veprim të egër, por tha se ishte ligjërisht i pavlefshëm në çdo rast, sepse Rusia nuk është anëtare e ICC-së, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Turqia gjithashtu nuk është palë e Statutit të Romës të ICC-së, kështu që Putini mund të udhëtojë në Turqi pa frikë se do të arrestohet sipas urdhër-arrestit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share