Vizita, në 9-vjetorin e aneksimit të gadishullit nga rusia
Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi këtë të shtunë një vizitë të paparalajmëruar në Krime për të shënuar përvjetorin e nëntë të aneksimit të gadishullit nga Rusia.
Putini u prit nga guvernatori i Sevastopolit dhe më pas vizitoi një qendër të re për fëmijë dhe një shkollë arti.
Vizita e Putin në Krime vjen vetëm një ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale tha se kishte lëshuar një urdhër arresti kundër tij për krim lufte dhe për dëbimin e paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina.
Tv Klan